Thaçi e ka njoftuar Haradinajn për marrëveshjen për Demarkacionin

Aktuale

Thaçi e ka njoftuar Haradinajn për marrëveshjen për Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:00
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media zyrtarisht ka njoftuar për Marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se kryeministri Ramush Haradinaj tashmë e ka marrëveshjen dhe i takon atij të flasë.

Presidenti tha se tash pas ratifikimit të demarkacionit qytetarët do të lëvizin lirshëm. Sipas Thacit kjo është dhurata më e çmuar për qytetarët në 10 vjetorin e pavarësisë

Menjëherë pas përfundimit të kësaj konference, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se Marrëveshja është pranuar edhe nga ana e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat