Hoti: Silleni marrëveshjen, nuk kemi arsye për takim me presidentin

Aktuale

Hoti: Silleni marrëveshjen, nuk kemi arsye për takim me presidentin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:58
Konferenca e LDK-së

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK), do ta votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe pas kësaj do të kërkojnë shkarkim të Qeverisë.

Kështu tha shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në konferencën e rregullt për media, ku theksoi se nuk e shohin të arsyeshme që të takohen me presidentin e Kosovës, i cili gjatë ditës ka u bërë ftesë partive politike për takim.

Hoti: Silleni marrëveshjen, nuk kemi arsye për takim me presidentin

“I kemi humb tre vite me debatet të kota për këtë marrëveshje edhe tash po kthehemi në pikën zero, marrëveshja duhet të ratifikohet sa më parë në Kuvend. Këta që e kanë bllokuar deri tash këtë çështje që i ka mbajtur qytetarët e izoluar duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve të vendit .. Nëse e keni lexuar me kujdes deklaratën në mes të dy presidentëve këtu konfirmohet pikë për pikë marrëveshja që është arritur në vitin 2015-të . Pra nuk ka çfarë të diskutohet në mes partive politike. Koalicioni qeverisës duhet të sjellë marrëveshjen në kuvend dhe ta mbështet këtë marrëveshje, nuk shohim vlerë të shtuar edhe nuk e shohim të nevojshme që të mbahet kurrfarë konsultimi mes partive politike“, tha Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket marrëveshjes për demarkacionin.

Hoti; Pas votimit të demarkacionit, Qeveria të jap dorëheqje

“Ju e dini që LDK e mbështet këtë marrëveshje. Kryeministri përdorte fjalë fyese për LDK-në se nuk është e aftë të marrë vendime. Tash po del në pah e vërteta, shprehja e tij të ngratë e qyqarë , tash i atribuohet atij dhe partnerëve të tij që e izoluan vendin për tre vite dhe dëmtuan imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ne mbesim në qëndrimin tonë që pas votimit të demarkacionit , qeveria duhet të jap dorëheqje, parlamenti duhet të shpërbëhet, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja ...LDK po përgatitet për qeverisjen e ardhshme”, tha Hoti.

Mes tjerash, Hoti, ka adresuar edhe shqetësimet të tjera që kanë pasur gjatë kësaj jave duke përmendur edhe dështimin e seancës, idenë e shkëmbimit të territoreve dhe vizitat e fundit ndërkombëtare, ku thotë se janë shqetësuar që tash Bashkimi Evropian e ka futur edhe një kriter që sipas tij nuk ishte në Qeverinë e kaluar, luftën kundër korrupsionit.

Hoti: Jemi të shqetësuar me idenë e shkëmbimit të territoreve

“Kemi pasur një vizitë të zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian që e kanë bërë të qartë që liberalizimi i vizave lidhet me demarkacionin por që jemi të shqetësuar që tash shtohet edhe kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit që u patë hequr në Qeverinë e kaluar. ...Gjatë kësaj jave kanë qarkulluar ide të dëmshme për shtetin e Kosovës , siç është kjo për shkëmbimin e territoreve. Kjo është shqetësuese si ide. Qëndrimi i LDK-së, është i qartë që Kosova është shtet i pavarur, demokratik, i integruar në BE, i hapur ndaj shteteve fqinje. Ne kërkojmë që mos të eksperimentohet me ide të tilla“, tha Hoti.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për shtyrjen e dy seancave të paraparë të mbahen gjatë javës ku si pikë e rendit të ditës ishte interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, shtuar se ishte në kundërshtim me rregulloren, pasi seanca, sipas tij, mund të shtyhet vetëm nga kryesia e Kuvendit me dakordimin e grupeve parlamentare. 

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi , ndërsa pas ratifikimit do të kërkojë shkarkimin e Qeverisë.

Kështu tha sot shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore për media.

Në këtë konferencë Hoti komentoi edhe vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel në Kosovë ndërsa foli edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.

Hoti tha se kjo ide është shqetësuese duke kërkuar kështu që mos të eksperimentohet me ide të tilla.

E ardhmja e Kosovës sipas tij është përcaktuar nga Prishtina në Bruksel dhe nga askush tjetër.

Hoti foli edhe për shtyrjen e seancës e cila ishte dashur që të mbahet dje duke thënë se kjo është në kundërshtim me rregulloren.

“Seanca  mund të shtyhet vetëm nga Kryesia e Kuvendit, mendojmë që është papërgjegjësi e kryetarit të Kuvendit”, tha Hoti.

Konferenca e rregullt e LDK-së (Drejtpërdrejt)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mban konferencën e rregullt javore.

Konferenca po mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat