Ramush Haradinaj “lëshon” pe, i thotë po deklaratës Thaçi-Vujanoviq

Aktuale

Ramush Haradinaj “lëshon” pe, i thotë po deklaratës Thaçi-Vujanoviq

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:45
Ramush Haradinaj dhe Markovic

Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faceboook, ka ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. 

Sipas Haradinajt, deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar do t’i ijep epilog një paqartësie dhe ndarjeje.

 “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat