Thaçi dhe Vujanoviq gjejnë zgjidhje për demarkacionin, këto janë detajet

Aktuale

Thaçi dhe Vujanoviq gjejnë zgjidhje për demarkacionin, këto janë detajet

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal sot në një konferencë për media ku ka thënë se në këtë 10 vjetor të Pavarësisë Kosova po shënon progres të rëndësishëm.

Sipas tij Kosova ka marrë obligime që i ka nënshkruar qoftë për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e zi.

“Me domosdoshmërinë të lëvizjes sa më të shpejtë të perspektivës evropiane dhe fuqizimit të fqinjësisë së mirë dhe domosdoshmërisë për ratifikim duke vlerësuar dhe vullnetin e mirë të Malit të Zi dua të shpalos para jush që në 48 orët e fundit unë si president dhe presidenti i Malit të Zi nxorëm një deklaratë të përbashkët që i inkurajojmë Kuvendin e Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin. Tani është koha bashkë si spektër politik të veprojmë. Kjo deklaratë është bazuar dhe nisur nga besimi i ndërsjellë dhe duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve dhe duke respektuar strategjinë e Komisionit Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve ka thirrur organet kompetente që të përmbyllet ratifikimi por përmes kanaleve diplomatike të informojmë për zbatimin.

“Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare. Që të jetë dhe më i qartë ta lexoj deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, Kosova do të procesojë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Thaçi.

Sipas tij Kosova dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën pre procedurat për të formuar një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.

Thaçi tha se trupi i përbashkët punues do të rishikojë dhe korrektojë  sektorët në orientim të Çakorrit dhe Kullës.

Image

Thaçi duke lexuar pikat e marrëveshjes së arritur me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se marrëveshja është arritur pas bisedave me homologun e tij dhe kryeministrin Markoviq që ishte në Kosovë.

Ai ka shtuar se falënderon gatishmërinë e Malit të Zi që të lehtësojnë ratifikimin e marrëveshjes së arritur vite më parë.

“Kosova dhe Mali i Zi  do të vazhdojnë të jenë parterë, unë sot në mëngjes kam informuar kryeparlamentarin dhe kryeministrin, krerët e LDK-së, shtetet e QUINT-it dhe pas pak orësh do t’ua dorëzojë edhe partive tjera shqiptare dhe joshqiptare. Pas ratifikimit të demarkacionit, defivitivisht do të lëvizet lirshëm, kjo do të jetë dhurata më e çmuar për 10 vjetorin e pavarësisë”, ka thënë tutje Thaçi. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se Kosova në 10 vjetorin e pavarësisë po shënon progres të rëndësishëm.

Ai ka theksuar se si domosdoshmëri për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se në 48 orët e fundit, bashkë me presidentin malazez kanë nxjerr një deklaratë të përbashkët për këtë çështje

“Inkurajomë kuvendin që të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo deklaratë është bazuar nga besimi i ndërsjellë dhe nevojat për avancimin e mëtutjeshëm mes dy vendeve. Për të respektuar integritetin dhe sovranitetin e shteteve tona”, ka thënë Thaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat