Shtyhet greva në KEK

Aktuale

Shtyhet greva në KEK

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëmarrës të KEK-ut, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj, pas shqyrtimit të vendimit të Bordit për ngritje të pagave, si dhe sqarimin e më vonshëm për dhënien e pagës së marsit me ngritje prej 100 euro u vendos që greva e paralajmëruar për datën 16 shkurt, të shtyhet deri në dhënien e pagës së muajit mars.

Këshilli i përgjithshëm i SR KEK-ut, nëpërmjet një njoftimi ka uruar të gjithë punëmarrësit për angazhimin e dhënë për ngritjen e nivelit të pagave dhe festën e 17 shkurtit Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat