Nisma e Eliot Engel, njohje ndërkombëtare e krimeve të kryera nga Serbia

Aktuale

Nisma e Eliot Engel, njohje ndërkombëtare e krimeve të kryera nga Serbia

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 08:21
Eliot Engel

Nisma e kongresmenit amerikan, Eliot Engel në kongresin amerikan për adresimin e mos-vënies së drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Serbia kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, po vlerësohet si vazhdim i mbështetjes se Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Kështu ka shkruar deputeti Nait Hasani në facebook, ku ka shtuar se kjo është në fakt iniciativa e parë që është marrë për njohjen ndërkombëtare të krimeve të luftës në Kosovë, të kryera nga ushtria serbe gjatë regjimit të Millosheviçit dhe politikave të tij për shfarosje dhe spastrim etnik, nga një nivel i tillë i lartë siç është kongresi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat