Mbahet tryeza “Në kërkim të një konsensusi”

Aktuale

Mbahet tryeza “Në kërkim të një konsensusi”

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsensusi: Çfarë po kërkon Serbia nga procesi i Dialogut me Kosovën?”.

Kjo tryezë ka për qëllim të analizojë qasjen e Serbisë kundrejt dialogut politik me Kosovën, me theks të veçantë në kërkesat konkrete që Serbia ka shprehur gjatë këtij procesi. Për më tepër, kjo tryezë do fokusohet në identifikimin e metodave për të arritur një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë, në mënyrë që të trajtohen me seriozitet të gjitha sfidat dhe problemet që Serbia mund të shfaq gjatë këtij procesi.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash të hartuar nga Agron Bajrami, e cila trajton diskursin e brendshëm politik në Serbi, pengesat që i janë krijuar Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare (UNESCO, Interpol, etj), “ofertën” serbe për ulëse të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe mundësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat