Çfarë biseduan Berisha dhe Bush mbi hartën e Kosovës më 1992

Aktuale

Çfarë biseduan Berisha dhe Bush mbi hartën e Kosovës më 1992

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 00:09
Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha duke folur për takimin e tij me presidentin amerikan George Bush më 1992, në një intervistë për KTV-në ka thënë se biseda e tyre për Kosovën është zhvilluar mbi një hartë, ku ai i ka shpjeguar presidentit Bush rrezikun e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga Sllobodan Millosheviqi.

“Nuk mund të them se SHBA-ja kishte një plan, një projekt për Kosovën, por ajo që i thash Bushit ishte se situata në Kosovë është dramatike. ‘Millosheviqi ka një projekt dhe ky projekt është ndarja e Kosovës, përzërja, spastrimi etnik i shqiptarëve dhe nisja e tyre drejt rrafshit të Dukagjinit dhe Shqipërisë’. I kam thënë se Shqipëria nuk po sulmon, por nëse Millosheviqi merr hapin më të vogël në këtë drejtim, shqiptarët do të hapin kufijtë dhe do të luftojnë si një komb të vetëm. ‘Ne kemi këtë histori, na ndanë e na copëtuan dhe prapë po na sulmojnë. Përse t’i lëshojnë njerëzit shtëpitë e tyre ku jetuan për 1000 vjet’. Aty më ktheu ‘Ke të drejtë’”, ka shpjeguar Berisha.

"Presidenti Bush ka shpallur vijën e kuqe për Kosovën”, ka thënë më tej ai Berisha.

Tekstin e plotë dhe Videon munda ta ndiqni te Mediat Shqiptare duke klikuar Këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat