Njohja nga Barbadosi, Pacolli përgënjeshtron të gjithë me numrin e njohjeve!

Aktuale

Njohja nga Barbadosi, Pacolli përgënjeshtron të gjithë me numrin e njohjeve!

Nga: I.J. Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:45
Behgjet Pacolli

Kreu i diplomacisë, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë të gjitha raportimet se njohja nga Barbadosi është e 116-ta për Kosovën.

Në një shënim në Facebook Pacolli ka njoftuar se kjo është njohja zyrtare e 117-të dhe se ai nuk do të ndalet së lobuari.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja!” ka shkruar Pacolli në profilin e tij./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat