Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë

Aktuale

Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:20
Ilustrim

Barbadosi, shtet ishullor në lindje të Karaibeve, e ka njohur të enjten Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku dhe ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./BS/

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t'i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës", thuhet në letrën e njohjes.

"Ministria ka nderin që të informojë se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve ndërmejt Barbadosit dhe Kosovës", thekson letra nga Barbadosi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat