Hoxha: Mirënjohës ndaj përkrahjes së Sllovenisë, miqësi e dëshmuar në historinë tonë

Aktuale

Hoxha: Mirënjohës ndaj përkrahjes së Sllovenisë, miqësi e dëshmuar në historinë tonë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:25
Dhurata Hoxha dhe Bojan Bertoncelj

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, thellimin e bashkëpunimit në këtë proces si dhe përvojat e këtij procesi.

Siç njofton MIE, ministrja Hoxha shprehu respekt dhe mirënjohje për përkrahjen që i erdhi Kosovës nga Sllovenia, duke theksuar se miqësia e Sllovenisë është e dëshmuar për historinë e re të Kosovës. Më tej, ajo ka diskutuar për Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin perëndimor duke theksuar rëndësinë e procesit integrues, angazhimin maksimal të institucioneve të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën e Reformave Evropiane, duke kërkuar mbështetje të mëtejme nga Sllovenia, shtetit mik që vazhdimisht ka përkrahur proceset pozitive të Republikës së Kosovës.

“Mirëpresim përkrahjen e Sllovenisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që ka ofruar Sllovenia në veçanti të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare  është hapi që pret qytetari ynë. Jemi të vetëdijshëm se duke realizuar MSA-në, ne përafrojmë vendin tonë me vlerat integruese euro-atlantike”, theksoi ministrja Hoxha.

Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.

“Kosova ka arritur suksese në këtë proces, fokusi mbetet tutje te sundimi i ligjit, fqinjësia e mirë, ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës, janë sfida të cilat besojmë se me sukses do t’i realizoj Kosova, ne ofrojmë mbështetje të plotë në këtë proces”, theksoi Ambasadori Bertoncelj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat