Beqiri e quan absurde shtyrjen e ditëlindjes së Republikës së Kosovës

Aktuale

Beqiri e quan absurde shtyrjen e ditëlindjes së Republikës së Kosovës

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Ismet Beqiri

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur absurde mbajtjen e seancës Solemne për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të dielën.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se  nuk ka kuptim dhe është e pa papranueshme të shtyhet ditëlindja e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq

Posa u informova nga zyrtaret e Kuvendit,poashtu lexova edhe ne faqen zyrtare te Kuvendit,Seanca Solemne për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësise mbahet më 18 shkurt ora 12,00.

Ky është nj? absurd i llojit të vet,nuk ka kuptim,për mua është e papranueshme të shtyhet ditëlindja e Republikes s? Kosovës.Nuk më intereson fare qfarë arsyetimi mund ta kete ai ose ata që e kanë bërë këtë veprim absurd.N?se Seanca nuk mbahet më 17 shkurt,atëhere sipas kësaj logjike 10 vjetori mund të sh?nohet cilendo dit? brenda këtij viti.Kjo është non sens.

Vërtetë a kanë pikë të ndërgjegjes dhe përgjegjësis? bartësit e Institucioneve tona,në këtë rast të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat