Limaj: Në këto dhjetë vjet u bënë gabime, Kosova ka nevojë për rinisje të fuqishme

Aktuale

Limaj: Në këto dhjetë vjet u bënë gabime, Kosova ka nevojë për rinisje të fuqishme

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:23
Fatmir Limaj

Teksa flet për 17 shkurtin e vitit 2008, thotë se ishte një moment historik e i papërsëritshëm.

 Ky është zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili në një intervistë për kp, pohon se është fat i madh dhe mundësi unike, të jesh dëshmitar historik i realizimit të përpjekjeve shekullore të popullit.   

Limaj: Mbetet moment i jashtëzakonshëm

“Natyrisht është një fat i madh ose një mundësi e veçantë unike, në jetën e një gjenerate, jo të një individi që i ofrohet mundësia të jetë dëshmitar historik i realizimit të përpjekjeve shekullore të kombit të vet, duke e bërë realitet ëndrrën shekullore tonën dhe duke e shpallur Kosovën shtet. Dhe duke e nxjerrë ose duke e futur vendin tonë apo kombin tonë, në mesin e kombeve të qytetëruara krah për krah si shtet i pavarur. Natyrisht ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme, për çdo njeri në Kosovë ”, tha ai.

Thotë se shteti nuk ndërtohet nga një gjeneratë dhe se në de kadën që po hyjmë, shpreson se do të arrihet atje ku është synimi dhe dëshira. Ndërsa thotë se qytetarët nuk duhet të zhgënjehen nga shteti  i ri. Limaj pohon se nëse qytetarët,  janë të pakënaqur me pushtetin, mund ta ndërrojnë atë, por jo ta shajnë dhe mos ta duan shtetin e tyre.

Sipas tij Kosova për këto dhjetë vjet, ka shënuar të arritura në të gjitha fushat, por jo aq sa është dashur dhe ka qenë e mundur. Pasi që institucionet e vendit, për këtë dekade sipas tij, kanë mund të bëjnë shumë më shumë, se sa kanë bërë deri tani.

Limaj: Institucionet kanë mund të bëjnë më shumë dhe të mos bëjnë gabime 

“Institucionet e vendit në këto dhjetë vite, kanë mundur të bëjnë shumë më shumë sa që kanë bërë. Nuk ka asnjë dilemë. Dhe asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të bërë. Kanë mund të bëjnë shumë gjëra të mira. Dhe kanë mundur të mos bëjnë shumë gabime. Por këto kanë ndodhur dhe ku jemi sot. Unë nuk jam shumë ithtar i konstatimeve të së kaluarës. Me tepër kam dëshirë të shoh, se çka ne duhet të bëjmë në të ardhmen. Natyrisht një qeverisje me të përgjegjshme, nga një energji më pozitive të njerëzve tanë do të ishte ndryshe Kosova dhe më mirë se sa që është. Këtu kemi çka flasim me orë të tëra për defektet, gabimet, lëshimet, punët më mirë që kanë mund të bëhen. Mirëpo nuk besoj që do të kontribuonim shumë duke shpenzuar shumë kohë në lëshimet dhe gabimet që kemi bërë. Ato duhet të jenë pjesë e analizave të punës sonë të përditshme, që të mos përsëriten gabimet që janë bërë në 10 vitet e shkuara dhe të fillohet të hapet një perspektivë e re”, thotë ai.

Kosova sipas Limajt ka nevojë për një rinisje të fuqishme e të përgjithshme, pasi që në disa raste krijohet përshtypja se ka humbur rrugën.

Limaj: Kam përshtypjen se e kemi humbur rrugën

“Kosova ka mjekë të mirë, por ka mjekim të keq. Kosova ka arsimtarë të mirë, por ka arsim të keq. Kosova ka ndërmarrës të jashtëzakonshëm me vet iniciativë, por kemi problem me ekonominë. Dhe kjo është një paradoks. Pse kjo ndodh te ne. Dhe ne asnjëherë seriozisht nuk jemi marrë me këtë çështje. Në fakt si është e mundur me pas një mësimdhënës të mirë dhe nuk e kemi arsimin mirë. Si është e mundur ku mjekët tanë, djemtë tanë dhe gratë tona nëpër klinikat me të njohura universitare nëpër Evropë drejtojnë klinika, ndërsa në Kosovë kemi mjekësinë e keqe. Dhe ne lehtë mundemi me thanë shëndetësia është keq, mjekët janë keq dhe me lënë këtë çështje. Ajo që ne s’jemi lë me ba një analizë pse kjo ndodh ku e kemi telashen. A kemi problem me menaxhimin. Është një rinisje, një reflektim brenda nesh dhe me gjet rrugën. Kam përshtypjen nganjëherë, se e kemi humbur rrugën. Po shpenzo jmë energji, ku nuk duhet. Dhe aty ku duhet për të shpenzuar energji, po dalim të lodhur, të dëshpëruar, të pakënaqur dhe punët po mbesin pa u kryer”, tha  Limaj.

Ndërsa thotë se ka ardhur koha të ndahen punëtorët nga papunëtorët, me qëllim që vendi të ec përpara.

Sipas tij duhet t’u ipet mundësi atyre që e meritojnë dhe janë profesionalë.

Me gjithë problemet me të cilat përballet shteti i ri, Limaj thotë Kosova ka me çka të mburret, pasi që ka ndërtuar institucionet e saj dhe se ka pasur përparime dhe lëvizje në të gjitha fushat edhe pse jo në nivelin ku dëshirojmë dhe ku kemi synim.

Thotë se janë trashëguar marrëveshje të këqija, por të cilat Qeveria e ka mandatin t’i zgjidh, pasi që njerëzit në institucione janë për të zgjidhur probleme dhe jo për të dhënë opinione.

Limaj: Ne jemi të gjejmë zgjidhje, jo të japim opinione

“Ne kemi trashëguar marrëveshje të këqij a. Në shtatë vitet e fundit Kosova, është ballafaquar me marrëveshje të këqija dhe ato janë grumbulluar dhe dikush duhet t’i zgjidh. Ato janë në tavolinë të zgjidhjes. Qeveria e vendit  e ka mandatin me qeverisë Kosovën. E ka për obligim të gjejë zgjidhje për temat.. Ne, ju dhe qytetarët e Kosovës nga ne presin zgjidhje dhe jo konstatimin e problemeve. Ne nuk jemi opinionista në Qeveri. Ne jemi njerëz që duhet me marrë vendime. Opinionistë janë të tjerët, ata analizojnë punën tonë. Nganjëherë po përzihet roli i drejtuesit me opinionistin. Nuk është drejtuesi me dhënë analiza dhe opinionin e tij. Nëse doni me dhënë analiza dhe opinione, ndërrone detyrën. Njerëzit presin nga ne me marrë vendime, nganjëherë dhe vendime të vështira”, thotë ai.

Ndërsa thotë se po punojnë që të gjejnë një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Limaj pret që në Kuvendin e Kosovës,  të shkojnë me një zgjidhje që do të v otohet nga shumica dërmuese e deputetëve dhe se nuk  do të dëmtohen interesat e asnjërit vend dhe se çdo gjë tjetër është jo sukses.

Limaj: Po punojmë për një zgjidhje kreative 

“ Unë jam nis së bashku me bashkëpunëtorë,  që të provojmë të gjejmë zgjidhje në këtë situatë. Ne jemi duke biseduar me partnerët dhe miqtë tanë në Mal të Zi, që ta gjejmë një zgjidhje kreative e cila nuk do të cenonte interesat as të Kosovës, as të Malit të Zi. A do të ia arrijmë nuk e di. Por po përpiqemi po. A do të vazhdojmë përpjekjet po. Do të përpiqem deri në fund, derisa kam pak shpresë, që ta gjejmë zgjidhjen nuk do të ndalemi. Besoj kështu është fryma dhe tek partnerët tjerë. Ta shohim se a do të ketë rezultat apo jo”, thotë ai.

 Ndërsa duke folur për Gjykatën Speciale, thotë se tentativa për shfuqizimin e kësaj gjykate do ta dëmtonte më shumë Kosovën se vet formimi i kësaj gjykate.

Limaj: E dëmshme mënyra si është tentuar të shfuqizohet

“Qëndrimi jonë ka qenë i njohur në 2015- tën. E kemi arsyetimin pse ne besojmë, që kjo mënyrë e ndërtimit të Gjykatës është e dëmshme. Por edhe veprimet e fundit, kemi thënë sa ka qenë i dëmshëm krijimi i saj në 2015 shumë më shumë është e dëmshme, mënyra si është tentuar të shfuqizohet. Sepse dëmtohet vendi. Besoj që kjo temë është e kaluar dhe shpresoj që Kosova të jetë e kujdesshme kur futet në obligime ndërkombëtare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat