VV: Dhjetë vjet dështime dhe stagnime – vetëm një e arritur!

Aktuale

VV: Dhjetë vjet dështime dhe stagnime – vetëm një e arritur!

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka dal sot në një konference për media ku ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë, për stagnimet dhe të arriturat në këtë dekadë.

Sipas Selimit arritjet e vetme për Kosovën janë medaljet e sportistes Majlinda Kelmendi dhe asgjë tjetër. 

Ai ka shtuar se për fatin jo të mirë arritjet nuk janë as të shumta e as ato të pritshme nga qytetarët e Kosovës, të cilët dhjetë vite më parë iu gëzuan shumë shpalljes së Pavarësisë.

Selimi ka thënë se stagnim ka pasur edhe për njohën e Kosovës, që sipas tij janë rreth 115 vende dhe nuk janë të mjaftueshme. Si pasojë e bisedimeve me Serbinë, ai tha se janë arritur edhe shumë marrëveshje, secila veç e veç e të gjitha bashkë në dëm të Kosovës dhe si pasojë ka ndodhur edhe ndarje të Kosovës në baza etnike dhe ndarje të Mitrovicës. Po ashtu si pasojë e këtyre negociatave, Selimi tha se  kanë ndodhur edhe ndarje të policisë në baza etnike.

Selimi: Arritje janë vetëm medaljet e arta të Majlinda Kelemendit 

“Në listën e të arriturave, në mungesë të tjerave, jemi të detyruar që një ndër të arriturat kryesore ta përmendim edhe medaljet e arta të Majlinda Kelmendit, të cilat ne i kemi mirëpritur. Por, cafrë Kosova nuk bëri në këto dhjetë vjet, është një listë e gjatë e cila do të duhej të mos ishte e tillë. Kosova për këto dhjetë vjet në vend të përparimit pati shumë stagnime, dhe stagnimi i parë filloi me ri-hapjen e negociatave me Serbinë pikërisht pas shpallës së Pavarësisë së Kosovës, negociata të cilat vetvetiu duke qenë se Kosova tashmë ishte shtet i shpallur, sovran dhe demokratik, këto negociata e kanë kontestuar vet atë çfarë kanë shpallur kohë më parë përfaqësuesit e parlamentit të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ai ndër të tjera ka thënë se përvec krimit dhe korrupsionit në Kosovë në qeveritë e një pas njëshme, ka ndodhur edhe Gjykata Speciale kundër UÇK-së.

Selimi: Në fushën e dëmeve është edhe Gjykata Speciale kundër UÇK-së

“Ka ndodhur në vazhdimësi nga të gjitha qeveritë, njëra pas tjetrës ka ndodhur një keq qeverisje diku më shumë e diku më pak, por keqqeverisje të cilat kanë shkaktuar edhe korrupsion dhe krim të organizuar në Kosovë, ky fenomen po vazhdon të jenë përcjellësit e vazhdueshëm i qeverisë dhe qeverisjes në Kosovë. Pastaj papunësia është rritur në shkallë alarmante, ka pasur marrëveshje të dëmshme për Kosovën që janë krijuar tema të nxehta dhe të rëndësishme për Kosovën siç ka qenë marrëveshja për Zajednicën dhe marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilat janë shumë të dëmshme, dhe njëra nga to është konsideruar si e tillë edhe nga vet Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi në fushën e dëmeve që janë shkaktuar Kosovës gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, është edhe Gjykata e pa drejtë Speciale kundër UÇK-së”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se edhe në fushën e integrimeve Kosova nuk ka arrit Kosova ta bëjë as hapin e parë, dhe kjo sipas tij ka shkaktuar izolim për qytetarët e Kosovës. Një dështim tjetër sipas tij është edhe mos bërja e ushtrisë së Kosovë.

Selimi: Kemi dështuar ta bëjmë ushtrinë

“Kemi stagnuar po ashtu në anëtarësimin tonë edhe në UNESCO, edhe në Interpol dhe të tjera. E mbi të gjitha kemi dështuar ta bëjmë garantuesin e pavarësisë së Kosovës, kemi dështuar ta bëjmë ushtrinë e Kosovës, ku sot Kosova dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk e ka garantuesin e sovranitetit, ushtrinë e saj. Si rezultat i të gjitha këtyre stagnimeve kemi mbeture vendi më i izoluar në Evropë dhe jemi vendi i vetëm për qyetetërt që nuk ka derë të hapur në Evropë pa viza”, ka thëna ai. 

Duke folur për vizitën e fundit të kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë dhe mundësisë së votimit të demarkacionit në këtë muaj, Selimi ka thënë se është mirë që Kosova dhe Mali Zi nuk kanë raporte armiqësore, por marrëveshja e demarkacionit është e dëmshme dhe Kosova humb territor. Ai pret që Parlamenti mos ta miratojë dhe ta kthejë në pikën zero këtë marrëveshje.

Selimi: Demarkacioni duhet të kthehet në pikën zero

 “Unë pres që Parlamenti i Kosovës të mos e ratifikoj dhe po ashtu me rastin e vizitës (kryeministrit të Malit të Zi), marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mlait ët zi të jenë ashtu siç duhet të jenë, por në anën tjetër Kuvendi i Kosovës ta kthen në pikën zero këtë marrëveshje, duke i hapur rrugë ri negocimit dhe asnjë herë ratifikimit”, ka thënë Selimi.

Duke folur për dështimet dhe stagnimet e Kosovës në këtë festë të pavarësisë, deputeti Selimi tha se qytetarët të shtunën kanë mbetur t’i gëzohen vetëm ardhjes së Rita Orës. 

Selimi: Në këtë  përvjetor, qytetarët kanë mbetur t’i gëzohen vetëm ardhjes së Rita Orës

“Për këtë dhjetë vjetor të pavarësisë, qytetarët kanë ngelur ti gëzohen më së shumti ardhjes së Rita Orës se sa arritjeve tjera, të cilat do të duhej të ishin dhe të ndodhnin tash në Kosovë”, ka thënë Selimi.

Ai ndër të tjera ka kërkuar nga Qeveria rikthimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, që mos t’i detyrojnë qytetarët ta mbrojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat