Selimi: Kosova për dhjet vjet ka stagnuar në të gjitha fushat

Aktuale

Selimi: Kosova për dhjet vjet ka stagnuar në të gjitha fushat

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka dal sot në një konference për media ku ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë, për të metat dhe të arriturat në këtë dekadë.

Selimi tha se Kosovën e kanë njohur vetëm  rreth 115 vende që sipas tij nuk janë njohje të mjaftueshme dhe kanë shumica prej tyre në dy vitet e pavarësisë.

Selimi ka përmendur disa nga stagnimet e që sipas tij stagnimi i parë ishte negociatat me Serbinë. Pastaj si pasojë ai përmendi  edhe ndarjen e Kosovës dhe ndarjen e Mitrovicës, ndarjen e policisë në baza etnike.

“Ka ndodhur në vazhdimësi nga të gjitha qeveritë e një pas njëshme që kanë shkaktuar krim e korrupsion në Kosovë. Pastaj papunësia është rritur në shkallë të lartë. Në fushën e të dëmshmeve që janë shkaktuar është edhe Gjykata Speciale kundër UÇK. Por në rrugën e integrimeve Kosova ka stagnuar dhe. dështuar drejt BE, UNESCO dhe Interpol. Kemi dështuar edhe në formimin e ushtrisë qe dhjetë vjet shtet”, ka thënë Sellimi.

Heqja e flamurit në hyrje të Prishtinës sipas deputetit është edhe një dëshmi që pushteti është kundër Shqipërisë.

Ai ka komentuar edhe çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit.

Selimi ka thënë se është mirë që Kosova dhe Mali Zi nuk kanë raporte armiqësore, por marrëveshja e demarkacionit është e dëmshme dhe Kosova humb territor. Ai pret që Parlamenti mos ta miratojë dhe ta kthejë në pikën zero këtë marrëveshje.

“Ne jemi për demarkacion, por Kosova  që të dyja palët të mos humbin asgjë nga kjo marrëveshje”, ka thënë Selimi. Ai ndër të tjera ka kërkuar nga Qeveria rikthimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, që mos t’i detyrojnë qytetarët ta mbrojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat