Kosova përfiton grant për linjën hekurudhore

Aktuale

Kosova përfiton grant për linjën hekurudhore

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Financave (MF) ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për grantin lidhur me projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 1.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Charlotte Ruhe.

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se Republika e Kosovës në 10 vitet shtet ka arritur që të ndërtojë mbi 150 kilometra autostradë të cilat përfshihen në korridoret trans evropiane dhe në agjendën e ndërlidhshmërisë së Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës me plan programin e saj deri në fund të vitit 2021 të arrijë ndërtimin e korridoreve trans evropiane të përcaktuara në agjendën e ndërlidhshmërisë në sektorin rrugor dhe atë hekurudhor.

Ministri Hamza tha se rehabilitimi i kësaj hekurudhe do të ndodhë në tri faza dhe kostoja e këtij projekti kap vlerën 195,5 milionë euro.

Hamza: Projekti hekurudhor do të realizohet në tri faza

“Financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidhë në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian do të realizohet në mbështetjen e BE-së, BERZH-it dhe Bankës Investime Evropiane. Studimi i bërë me mbështetjen invenstive të Ballkanit Perëndimore ka përcaktuar koston e financimit të tërë linjës në vlerë prej 195.5 milionë euro, i cili do të realizohet në tri faza. Faza e parë e projektit, e cila pritet të filloj ndërtimin sivjet, përshkon 64 kilometra nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. BE-ja do të financoj 38.5 milionë me donacion, janë ndihmë dhe përkrahje financiare për projektet në Kosovë për popullin e Kosovës, mjete pa kthim. BERZH dhe Banka Investive Evropiane me nga 19.2 milionë euro. Për fazën e dytë e cila bashkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me gjatësi prej 35 kilometra, nga BE-ja janë nder mjete në vlerë prej 17.2 milionË euro për punë fizike dhe për këtë do të nënshk ruajmë marrëveshje besoj në muajt në vijim”,  tha Hamza.

Ai po ashtu tha se MF-ja bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe ministrit të linjës përmes këshillit kombëtar të investimeve do të aplikojë për financimin e fazës së tretë, e cila përshkon segmentin prej 42 kilometra nga Mitrovica deri në kufijë me Serbinë. Vlera që do të kërkohet ,sipas tij, për fazën e tretë pritet të kap shumën rreth 24 milionë euro.

Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, tha se me këtë projekt do të realizohet i tërë rindërtimi dhe rehabilitimi i korridorit hekurudhor që do të ndërlidh lidhjen në mes të Kosovës-Bullgarisë-Greqisë, e deri lartë në pjesën tjetër të Evropës.

Danielsson: Me rindërtimin hekurudhorë Kosova do të lidhet në korridore  evropiane

“Është moment shumë i rëndësishëm kemi nënshkruar një kontratë e cila ka të bëjë me ndërlidhshmërinë dhe ka të bëjë me hekurudha nga Prishtina për në jug. Është pjesës e agjendës më të gjerë atë të ndërlidhshmërisë për Ballkanin Perëndimore, është thelbësore për qytetarët e Kosovës e gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, edhe të tjerët në BE. Në atë kohë kur të jetë e instaluar do të mundësoj lidhje më të mirë për aspekte më të mira bizneset dhe mundësi më të mira për njerëzit që t’i mbajnë kontakte. ... Do ta keni tërë rindërtimin dhe rehabilitimin e korridorit hekurudhor që do të ndërlidh lidhjen në mes të Kosovës-Bullgarisë-Greqisë e deri lartë në pjesën tjetër të Evropës“, tha Danielsson.

Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ,Charlotte Ruhe, ka thënë se kjo është marrëveshja e parë për financimin e transportit e dal nga procesi i Berlinit.

Ruhe: BERZH do të vazhdoj përkrahjen edhe në projekte të tjera

“Është e para e tillë projekt transportimi i financuar nga BERZH-i, gjithashtu do të vazhdohet me nënshkrimin e  marrëveshjeve të tjera dhe gjithashtu është granti i parë nga procesi Berlinit”, tha Ruhe.

Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian , Dhurata Hoxha, tha se afrimi me vendet e BE-së nuk thotë vetëm momenti final i anëtarësimit, por drejtë këtij afrimi duhet të punojmë çdo ditë duke ndërmarr reforma e projektet të cilat përqafojnë vlerat dhe standardet evropiane.

Hoxha: Linja 10 është pjesë e korridoreve më të rëndësishme hekurudhore evropiane

“Para katër vitesh u dakorduam që të punojmë së bashku në përmirësimin e linjave rrugore dhe hekurudhore. Në mënyrë që të bëjmë biznese, t’i afrojmë bizneset më afër qytetarëve por edhe qytetarët e Ballkanit t’i afrojmë më afër atyre të BE-së. Sot jam shumë e gëzuar që ato çfarë kemi diskutuar si ide para katër vitesh po bëhen realitet. Rehabilitimi i  linjës 10-të hekurudhore është projekt i rendësish strategjike për ekonomin dhe qytetarët e Kosovës. Linja 10 është pjesë e korridoreve më të rëndësishme hekurudhore evropiane që e lidh Ballkanin me vendet e BE-së“, tha Hoxha.

Po ashtu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, të pranishëm ishin edhe drejtori gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, si dhe drejtori menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Thomas Mayr-Harting.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat