Profesori ndërkombëtar: Mos qani flamurin, po qani për territorin!

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Mos qani flamurin, po qani për territorin!

Nga: A.Zh Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 08:50
Flamuri shtetëror dhe flamuri kombëtar

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas debatit të zhvilluar për vendosjen dhe heqjen e flamurit kombëtar dhe atij shtetëror të Kosovës, tek Rrethi në Prishtinë.

Image
Enver Bytyçi

Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet të qahet për flamurin, por për territorin, sovranitetin, integritetin dhe shtetësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, flamuri hiqet e vihet, derisa integriteti territorial, nuk kthehet nëse cenohet.

“Mos qani flamurin, po qani per territorin, sovranitetin, integritetin dhe shtetesine e Kosoves! Flamuri hiqet e vihet, ndersa integriteti territorial nese cenohet nuk kthehet”, ka shkruar Enver Bytyçi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat