Thaçi takohet me kryeministrin malazez, Markoviq

Aktuale

Thaçi takohet me kryeministrin malazez, Markoviq

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 07:12
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do takohet sot me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ky takim do të mbahet në kabinetin e presidentit në orën 09:45.

Ndryshe, kryeministri malazez ka ardhur në Kosovë gjatë ditës së djeshme për një vizitë zyrtare dhe do qëndrojë dhe sot.

Gjatë ditës së djeshme, me të arritur në Kosovë ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku edhe diskutuan për çështje të shumta, ndër to edhe për Demarkacionin.

Markoviq në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që Mali i Zi të ndihmojë Kosovën në ratifikimin e Demarkacionit.

Ndërsa sot, Markoviq pritet të takohet sot edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat