Pacolli: Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj

Aktuale

Pacolli: Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:59
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka pritur në vilen e tij në Hajvali, homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë  Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, përspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojmë të zgjidhin sa më pare”, ka shkruar Pacolli në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat