Zeka: Demarkacioni do ta rrëzojë qeverinë Haradinaj

Aktuale

Zeka: Demarkacioni do ta rrëzojë qeverinë Haradinaj

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:15
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj, me qëndrimin e tyre kundër versionit aktual të demarkacionit, nuk janë të vetëdijshëm se do ta rrëzojnë Qeverinë.

Zeka, duke folur në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK-ja është më këmbëngulëse kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sesa Vetëvendosja dhe kjo sipas tij është brengosëse, transmeton Telegrafi.

“Deputetët e AAK-së, në vend se t’i ndihmojnë kryeministrit të tyre, edhe kryeministrit tim, që të dalin nga kjo krizë, ata nuk po e dinë se demarkacioni mund ta rrëzojë Qeverinë. Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon. Prandaj këta duhet të ndërmarrin një iniciativë për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha Zeka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat