Haradinaj e Markoviq ngrenë dolli - Bota Sot
Haradinaj e Markoviq ngrenë dolli

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Haradinaj e Markoviq ngrenë dolli

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:14
Kryeministrat Haradinaj dhe Markoviq ngrenë doll

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazez, Dushko Markoviq, kanë cakërruar gotat sot në ambientet e Qeverisë.

Sipas një fotografie të publikuar nga Qeveria e Malit të Zi në “Facebook”, dy kryeministrat kanë ngritur dolli gjatë takimit të tyre të sotëm në Prishtinë.

Nuk dihet lloji i pijes së përdorur me këtë rast, por nga fotografia dhe lloji i gotës mund të kuptohet se fjala është për ndonjë lloj pijeje alkoolike.

Ndryshe, Dushko Markoviq po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Sot, ai ka zhvilluar takime me homologun e tij Ramush Haradinaj, e nesër është paraparë të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Vizita e shefit të Qeverisë malazeze ndodh në prag të përvjetorit të dhjetë të pavarësimit të Kosovës si dhe në kohën e debateve rreth ratifikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Demarkacionit me vendin e tij nga Kuvendi i Kosovës.

Siç dihet, kryeministri Ramush Haradinaj është kundërshtar i rreptë i ratifikimit të Marrëveshjes së vitit 2015, për shkak se, sipas tij, me këtë Marrëveshje Kosova humb mijëra hektarë tokë.

Ndërsa, Mali i Zi e ka ratifikuar të njëjtën Marrëveshje.

Sot, kryeministri malazez tha se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë që të kalohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin, që është një prej dy kushteve të fundit që Kosova duhet t’i përmbush nëse dëshiron që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në shtetet europiane.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Haradinaj shihet me pije alkoolike në ambientet e institucioneve të Kosovës.

Mediat kanë raportuar se ai kishte pirë alkool në sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë një seance më 2015, megjithëse ai e ka demantuar, duke thënë se pija që ka pirë nuk ka qenë alkoolike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test