Zemaj flet për vrasjen e dëshmorit Ismet H. Rrahmanit: U vra pabesisht pas shpine - Bota Sot
Zemaj flet për vrasjen e dëshmorit Ismet H. Rrahmanit: U vra pabesisht pas shpine

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Zemaj flet për vrasjen e dëshmorit Ismet H. Rrahmanit: U vra pabesisht pas shpine

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë vizitës në kullë

Sot deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vizituar kullën e luftëtarit të lirisë, dëshmorit të Kosovës, Ismet H. Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Lidhur më këtë vizitë, deputeti Armend Zemaj në profilin e tij në Facebook ka  vlerësuar lartë veprën dëshmorit Ismet H. Rrahmani, si dhe ka thënë se ai ishte vrarë pabesisht, pas shpine në prag të lirisë për të cilën kishte luftuar.

Në vigjilje të përvjetorit të 10-të të pavarësisë, sot se bashku me koleget deputete znj. Besa Gaxherri, Mirjeta Kalludra dhe nënkryetarin e Komunës së Klines zt.Besim Hoti, ishim për vizitë në kullen e luftëtarit të lirisë, dëshmorit të Kosovës, Ismet H. Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Ismeti ishte strateg, trim dhe atëdhetar i madhë. Qysh në fillimin e luftës ishte angazhuar drejpërdrejtë në çlirimin e vendit, si udhëheqës e luftëtar, si edukator dhe njeri me autoritet në popull, mbi të gjitha mbështetës i vijes institucionale të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ismeti vritet pabesishtë, pas shpine në prag të lirisë për të cilen kishte luftuar.

Sot familja, Açareva dhe Kosova e kujtojnë dhe nderojnë me krenari.

Lavdi dhe respekt për jeten dhe vepren e Ismetit dhe gjithë dëshmorëve të Açareves.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test