Darrieussecq mirëpriti arritjet e FSK-së

Aktuale

Darrieussecq mirëpriti arritjet e FSK-së

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Rrustem Berisha dhe Genevieve Darrieussecq

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, Genevieve Darrieussecq.

Siç njofton MFSK, në një takim miqësor u bisedua për  marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.                                    

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për zhvillimin dhe arritjet e FSK-së, përfshirë përmbushjen e kritereve dhe standardeve për transformim sipas standardeve të NATO-s.                  

Darrieussecq i mirëpriti arritjet e FSK-së dhe e nënvizoi gatishmërinë për bashkëpunim dypalësh që i kontribuon të dyja vendeve.

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj shumëdimensional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat