Gabriel: Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme që e presin - Bota Sot
Gabriel: Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme që e presin

Aktuale

E martë, 22 maj 2018

Gabriel: Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme që e presin

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 20:26
Sigmar Gabriel dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kosova duhet të jetë e përgatitur për çështje jo të këndshme, që do ta presin gjatë këtij viti, ka qenë porosia e kryediplomatit gjerman, Sigmar Gabriel.

Ai pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ka theksoi se Kosova do të ketë sfida të mëdha. Gabriel përmendi sundimin e ligjit, zbatimin e reformave dhe sigurimin e gjyqësorit të pavarur, ndër me të rëndësishmet në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, theksoi se Dhomat e Specializuara janë një nga çështjet jo të këndshme, që do ta presin Kosovën në këtë vit.

Gabriel: Kosova duhet të jetë e përgatitur

“Ne angazhohemi që Kosova edhe me tej të përgatitet për çështjet jo të këndshme, dhe një nga to janë edhe Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Unë jam i lumtur që kam dëgjuar që ka vullnet për t’u zgjidhur edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ne e mbështesim këtë, sepse është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të ketë liberalizim të vizave”, tha Gabriel.

Kryediplomati gjerman bëri me dije se ia ka bërë të qartë edhe shtetit të Serbisë që nëse dëshiron integrimin evropian, duhet ta njoh Kosovën, pos plotësimit të kriterit për shtet ligjor.

Gabriel: Ia kam bërë të qartë Serbisë, nëse do BE duhet ta njoh Kosovën

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, u shpreh ai, raporton KosovaPress.

Derisa, rreth integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave, Gabriel tha se Kosova duhet të plotësojë kriteret, siç është ai i demarkacionit.

Gabriel: Kriteri për liberalizimin e vizave duhet të plotësohet

“Sa i përket liberalizimit të vizave, këtu ka pasur një marrëveshje të demarkacionit me Malin e Zi dhe për shkak se ky kusht nuk është përmbushur edhe nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave dhe shpresoj që kjo të ndodh së shpejti dhe që marrëveshja të ratifikohet me Malin e Zi. Unë u gëzova që ka hapa që janë diskutuar për të ardhur të një zgjidhje. Unë e kuptoj që vendi juaj dëshiron të marr liberalizimin dhe këtë gjë e duam edhe ne por duhet që kriteri të përmbushet. Po ashtu ne dëshirojmë që ta shoqërojmë Kosovën drejt BE-së dhe drejt zhvillimit dhe përmirësimit ekonomik”, theksoi Gabriel.

Nikoqiri i takimit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vlerësoi lartë rolin e Gjermanisë në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova.

Haradinaj: I shpjegova të arriturat e Kosovës

“Kjo ishte një mundësi ideale t’i shpjegoj ministrit për zhvillimet në Kosovë. T’i japim ato bindjet tona për të arriturat e Kosovës meqë jemi në 10 vjetorin e pavarësisë dhe njëkohësisht ta falënderoj Gjermanin për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga koha e vështirë e deri në ditën e sotme në të gjitha dimensionet, në atë ushtarake të kohës së vështirë, ekonomike të rindërtimit të jetës politike. Po ashtu tani në perspektiven tonë evropiane dhe euroatlantike”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se strategjia e publikuar ditë më parë nga Komisioni Evropian, i ka hapë rrugë edhe Kosovës për integrim, porse duhet të ndodh një normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ministri gjerman: Kalojeni demarkacionin dhe mos e pengoni Gjykatën Speciale

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel është takuar sot me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Gjatë një konference për media, ai ka uruar qytetarët e Kosovës për dhjetë vjetorin e pavarësisë.

“Ju përgëzoj për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania bën pjesë në vendet e para që e kanë njohur Kosovën dhe është krenare me të arriturat e deritanishme. Gjermania dëshiron që edhe në të ardhmen të mbetet një partner i qëndrueshëm në Kosovë. Shpresojmë që Kosova të ketë stabilitet politik dhe ekonomik”, ka thënë  Gabriel.

Ai ka theksuar se sfidat të cilat duhet t’i kalojë Kosova janë zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur, duke shtuar se duhet të zgjidhen edhe vrasjet në veri të vendit.

“Ne angazhohemi që Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme janë ato Dhomat e Specializuara të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet edhe çështja e demarkacionit me Malin e  Zi është mirë që ky kriter të plotësohet dhe të zgjidhet çështja e vizave”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman.

“Këto takime janë të rëndësishme, ne gjermanët themi se ‘udhëtimi i formon njeriun’, është e rëndësishme që të dëgjojmë njëri-tjetrin. Do të ketë takim në mesin e ministrave të jashtëm edhe në Sofje”, ka përfunduar Gabriel.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test