Reagimi inferior i Haradinajt kur u pyet për herën e dytë për demarkacion

Aktuale

Reagimi inferior i Haradinajt kur u pyet për herën e dytë për demarkacion

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 19:30
Foto nga konferenca

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj u tregua inferior ndaj pyetjeve insistuese lidhur me shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje e vitit 2015 e nënshkruar mes Kosovës dhe Malit të Zi, është ratifikuar nga Parlamenti malazez, por ka dështuar të ratifikohet nga Parlamenti i Kosovës, për shkak të mospajtimit të partive VV, AAK dhe NISMA me këtë marrëveshje

E njëjta situatë është edhe tash, kur AAK dhe NISMA drejtojnë Qeverinë e Kosovës bashkë me PDK-në që është pro demarkacionit, duke i lënë përsëri qytetarët të izoluar, pasi Bashkimi Evropian ka vënë si kusht miratimin e demarkacionit.

Kësisoj kryeministri Haradinaj me të marrë postin kishte dhënë edhe fjalë të forta në lidhje me atë sesi edhe Mali i Zi  do të duhet të tërhiqej dhe të tregohej bashkëpunuese në lidhje me këtë temë.

Madje Haradinaj kishte thënë se edhe BE-ja do ta kuptonte se po lëviz diçka në këtë drejtim, duke aluduar në vendimin e Haradinajt, që ta dërgojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacion së bashku me një raport që thotë se ajo marrëveshje është jo ligjore dhe e dëmshme për Kosovën, pasi i humbë territor.

Por Haradinaj duket se u zbut dhe u ndje inferior, kur kryeministri malazez Dushko Markoviq erdhi të martën në vizitën e parë në Kosovë, në këtë konferencë të përbashkët Haradinaj nuk preferojë të flas shumë për këtë çështje. Haradinaj miratoi fjalët e homologut të tij malazez.

Kryeministri malazez ka thënë edhe njëherë se demarkacioni për vendin e tij është çështje e kryer por se kjo çështje mund të diskutohet miqësisht me Kosovën për shkak të mundësisë së mirë të Kosovës për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Gjithsesi e kemi hapur edhe këtë çështje dy kryeministrat dhe dy qeveritë duhet të diskutojnë për këtë çështje. Kur është fjala për Malin e Zi kjo çështje ka përfunduar me ratifikimin e kësaj marrëveshje në kuvend, ndërkaq Kosova dihet se ende nuk e ka bërë këtë”.

“Mali i Zi si fqinjë i mirë do që Kosova të arrijë një pajtueshmëri për këtë çështje, ne kemi biseduar për këtë çështje si miq dhe Kosova në këtë mënyrë të përfitojë një mundësi të mirë për integrime evropiane”, ka thënë Markoviq gjatë konferencës së sotme.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Markoviqit për këtë çështje Haradinaj ka marrë fjalën për t’i miratuar fjalët e kryeministrit të Malit të Zi, teksa është shprehur optimist se do të gjendet një zgjidhje.

“Ajo qa e tha Dushko është e vërtetë, kemi bërë përpjekje të dalim nga kjo gjendje dhe jam me shpresë se do të dalim nga kjo gjendje”, ka thënë Haradinaj shkurt në këtë konferencë.

Për demarkacioni kishte edhe një pyetje shtesë se kur do të mund të ketë një vendim final mes Kosovës dhe Malit të Zi, që përsëri Haradinaj e injoroi këtë pyetje teksa njoftoi se Markoviq do të takohet nesër me presidentin dhe kryeparlamentarin e Kosovës.

“Pajtoj me Dushkon, po e shoh që jemi në mbyllje dhe po dua të ju falënderoj ju medieve, Markoviq do të qëndrojë edhe nesër ku do të takohet me presidentin dhe kreparlamentarin. Kjo është një ngjarje e mirë për dy popujt dhe jam i bindur se të gjitha vështirësitë që i kemi para nesh do të punojmë me kujdesin ma të madh që t’i zgjidhim”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat