Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë sapo ka arritur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Një delegacion nga ekzekutivi i vendit ka dalë për ta pritur kryediplomatin gjerman i cili tani është nisur për Prishtinë ku pas pak takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.