Ibrahimi: Fillimi i procesit të demarkacionit nga zeroja fatal për Kosovën

Aktuale

Ibrahimi: Fillimi i procesit të demarkacionit nga zeroja fatal për Kosovën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:27
Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se vetëm përmes një zgjidhje kreative në mes të Kosovës dhe Malit të Zi mund të tejkalohet situata e krijuar me demarkacionin.

Për Ibrahimin zgjidhja tjetër, fillimi i procesit nga zeroja, do të ishte fatale për Kosovën.

“Të dy shtetet mund të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje kreative. Neni 7 i Marrëveshjes për Demarkacionin, u jep mundësi palëve që nëse është bërë ndonjë gabim deri këtu në këtë proces mund të bëhen ndryshime”.

“Mund të shtohet një aneks dhe kjo mund të ofrojë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë” u shpreh Brahimaj, në një intervistë në Info Magazine.

Deri në një marrëveshje të re Barahimaj pohoi se mund të arrihet në qofte “ulim krenarinë” megjithatë duhet  të merren parasysh konsekuencat politike.

Gjetja e një zgjidhje për çështjen e demarkacionit, sipas Ibrahimit, do të ndikonte pozitivisht në shumë aspekte për Kosovën.

“Përveç liberalizmit të vizave, kalimi i demarkacionit e vendos Kosovën në binarë, tregon se ne i respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare dhe se jemi shtet serioz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat