Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq: Ideja e Fatmir Limajt është ideja e Hashim Thaçit

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq: Ideja e Fatmir Limajt është ideja e Hashim Thaçit

Nga: P.R Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:47
Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, pemës një postimi në facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket demarkacionit.

Sipas tij, ideja Fatmir Limajt sa i përket demarkacionit është e njëjtë me atë të Thaçit e Mustafës.

“Ideja e tashme e Fatmir Limajt është ideja e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Idenë e Ramushit, të Fatmirit dhe të Albinit ne e kemi parë me kohë dhe ajo ka qenë që ky variant i Murat Mehës për Demarkacionin të mos kalojë në asnjë mënyrë. Qeveria Haradinaj madje ka shkarkuar Komisionin Meha dhe ka emëruar komisionin e ri qeveritar në krye me “disidentin” e LDK-së folk-patriotin Shpëtim Buliqi për ta hartuar versionin e ri. Ai version nuk kalon”, ka shkruar në faqen e tij Liri Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

“IDEJA” E FATMIR LIMAJT

“Idenë e Fatmir Limajt për Demarkacionin po e përkrahin ndërkombëtarët”, shkruajnë portalet! Normalisht se ndërkombëtarët përkrahin ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e që është varianti i qeverisë së Isa Mustafës. Ideja e tashme e Fatmir Limajt është ideja e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Idenë e Ramushit, të Fatmirit dhe të Albinit ne e kemi parë me kohë dhe ajo ka qenë që ky variant i Murat Mehës për Demarkacionin të mos kalojë në asnjë mënyrë. Qeveria Haradinaj madje ka shkarkuar Komisionin Meha dhe ka emëruar komisionin e ri qeveritar në krye me “disidentin” e LDK-së folk-patriotin Shpëtim Buliqi për ta hartuar versionin e ri. Ai version nuk kalon. Tash për çfarë ideje bëhet fjalë? Për idenë e vesë të b...a. Si ide mund të qëndrojë vetëm me qëllim të arritjes se unitetit politik për ratifikim të këtij dokumenti e të cilin e përkrah çdo njeri normal që ia don të mirën Kosovës. E përkrah edhe bashkësia ndërkombëtare. Por, përtej të qenit ide unifikimi, kjo është taktikë e pehlivanizmit politik për të ndejtë në pushtet dhe për t’i ikur ndëshkimit. Populli nuk duhet t’i shpërblejë mashtruesit. Ai duhet t’i ndëshkojë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat