Reagon Labinot Tahiri: Me heqjen e flamurit, iu plotësua dëshira Serbisë - Bota Sot
Reagon Labinot Tahiri: Me heqjen e flamurit, iu plotësua dëshira Serbisë

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Reagon Labinot Tahiri: Me heqjen e flamurit, iu plotësua dëshira Serbisë

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i ka kërkuar falje Shqipërisë, për heqjen e flamurit kombëtar te rrethi në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me heqjen e atij flamuri, iu plotësua dëshira Serbisë dhe u paraqit Kosova si antishqiptare dhe e përçarë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Kur ishim n’zor se kah t’ia mbajmë si shqiptarë në ato kohera kur na masakranote Serbia, ku i drejtonim femijet e nënat tona? A e futem kokën tonë( kryet) nën gjirin e nanës Shqipëri?! A ju kujtohet kur na thoshte Serbia( Shqiptarske Xhubre) idi u Albaniu!

Ah sa të përbuzem jemi duke u treguar, e na fal moj nana Shqipëri.

E kam shkruar gjithnjë se jam nga (Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë) dhe ashtu do të mbetêt.

Na falni vllezër Shqiptarë për këto që po i shifni në Kosovë! 
Na fal, ambasadë e Shqipërisë, me selinë e saj në Prishtinë, dhe ju i nderuari Ambasador,Z Mingjozi.

Na fal, ikona e rezistences Shqiptare, ju që vuajtet (30 vite burg) nën regjimin Serb. 
Ai flamur u përul para syve tu, ‘Bac Adem Demaqi’. Na falë o Bac Ademi!

Vllezër shqiptarë nga trojet tona dhe në Shqipëri, na falni ne si popull, sepse këtë nuk e bëm ne. 
-Mos të harrojmë se, (Qeveritë)vijnë e shkojnë, politikat ndryshojnë, vetëm gjaku i vertetë nuk mund të ndryshojë ai qê kemi në mes nesh (Shqiptarë).

-Sot po tregoni se kush e keni gjoksin më të madh, e nuk po tregoni se kush mund t’i ndaloj këta (Millosh Kopiliqat), të vendosur aty afër Prishtinës, në Graçanicë ose kush mund ti ndalojë flamujt e (Rusisë) mbrenda territorit Shqiptarë. 
Ju i’a plotsuat Serbisë dëshiren e saj, me heqjen e flamurit kombëtarë në hyrje të Prishtinës. 
Na e bëtë Kosovën që ne të dukemi anti shqiptarë e t? përqarë! Jooo jooo, ne jemi më të bashkuar me shumë se kurrë atë do ta perjetoni edhe ju.

Sinqerisht, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test