Reagon Haxhiu: Qeveria po i ik ballafaqimit me Kuvendin

Aktuale

Reagon Haxhiu: Qeveria po i ik ballafaqimit me Kuvendin

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:24
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se nesër nuk do të mbahet interpelanca për rritjen e pagave, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin.

Postimi i plotë:

As nesër nuk do të mbahet seanca plenare ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë dhe vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale. Kështu u njoftuam nga Kuvendi!

Dje është dashur të mbahet seanca por në mungesë të kryeministrit, u caktua që vazhdimi i seancës të jetë të enjten. Shtrohet pyetja kush e morri të drejtën e shtyerjes së seancës? 
Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbysë Republikën parlamentare! Një Qeveri e tillë, ditët i ka të numëruara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat