Dështon protesta e paralajmëruar kundër flamurit shtetëror

Aktuale

Dështon protesta e paralajmëruar kundër flamurit shtetëror

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Prishtinë

(E plotësuar) - Ndonëse sot në orën 13:00 ishte paralajmëruar protestë për të kundërshtuar vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi”, ajo dështoi pasi që nuk u pa asnjë protestues, përveç kalimtarëve të rastit.

E për ta mbajtur situatën nën kontroll, “Te Rrethi”  ku mbrëmë u largua flamur kombëtar dhe në vend të tij u vendos ai shtetëror kishin dal forcat policore.

Kalimtari i rastit, Adem Miftari  i cili as nuk ishte i informuar për protestën e paralajmëruar, largimin e flamurit kombëtar në orët e vona të natës së mbrëmshme e ka konsideruar si hajni.

Ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që flamurin kombëtar ta vendosin tek rrethi që shkon për Veternik.

Miftari: Flamurin kombëtar vendoset tek rrethi për Veternik

“Jap një propozim që i njëjti flamur i cili është larguar të vendoset tek rrethi tjetër i cili shkon për Veternik, për Vushtrri ai rrethi i madh dhe propozoj që brenda 24 orëve mujnë me vendos flamurin kombëtar atje me kanë populli i qetë sepse populli janë të mllefosur “, tha ai.

Ndryshe, në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, mbrëmë është hequr flamuri kombëtarë dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.

***

Edhe pse është paralajmëruar që sot do të ketë protestë në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”, në këtë vend nuk ka ndonjë protestues, përveç kalimtarëve të rastit.

Në vendin ku mbrëmë është vendosur flamuri shtetëror në vend të atij kombëtar janë forca të Policisë.

Njëri nga kalimtarët që po vëzhgonin nëse ka ndonjë protestues, Adem Miftari , largimin  e flamurit kombëtar  e ka konsideruar si hajni.

Ai ka propozuar që flamuri kombëtar i cili mbrëmë u largua të vendoset tek rrethi për Veternik. Sipas tij duhet të bëhet ky veprim pasi që qytetarët janë të mllefosur.

Në vendin ku është paralajmëruar protesta qarkullimi po vazhdon normalisht.

Ndryshe mbrëmë vonë flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Protesta për flamurin (Drejtpërdrejt)

Ka nisur protesta kundër zëvendësimit të flamurit shqiptar me atë shtetëror të Kosovës te vendi i quajtur “Te Rrethi” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat