Thuhet se Haradinaj e kërcënoj Jabllanoviqin, por pse u dorëzua para Rikalos, Radojicit, Ivanoviqit… - Bota Sot
Thuhet se Haradinaj e kërcënoj Jabllanoviqin, por pse u dorëzua para Rikalos, Radojicit, Ivanoviqit…

Aktuale

E martë, 21 gusht 2018

Thuhet se Haradinaj e kërcënoj Jabllanoviqin, por pse u dorëzua para Rikalos, Radojicit, Ivanoviqit…

Nga: H.Orana Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Nenad Rikalo, Ramush Haradinaj, Aleksander Jabllanoviq

Tri vite më parë kur Ramush Haradinaj ishte vetëm deputet, thuhet se kishte kërcënuar ish deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Aleksander Jabllanoviqin, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare.

Mirëpo vetëm dy vite më vonë kur Haradinaj kërkonte vota për të marr pozitën e kryeministrit, u ‘përulë’ para serbëve për të formuar Qeverinë bashkë me ta.

Ai realizoj një takim me person të akuzuar për krime të rënda në veri të Mitrovicë, i quajtur Milan Radojicic. Pas këtij takimi thuhet se Haradinaj kishte bërë marrëveshje për të bashkëqeverisur. Të njëjtin e kishte refuzuar kryeministri Isa Mustafa për shkak të profilit të tij të dyshimt.

Haradinaj kur erdhi në pushtet emëroj si Ministër të Bujqësisë Nenad Rikalon, për të cilin shumë dëshmitarë thanë se kishte keqtrajtuar shqiptarët gjatë kohës së luftës. Megjithatë Haradinaj nuk e shkarkoj këtë ministër, duke iu frikësuar rënies së qeverisë.

Rreth një muaj më parë, në rrethana të dyshimta u vra lideri serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq. I njëjti poashtu ishte i dyshuar për krime ndaj shqiptarëve. Por kjo nuk e pengoj Haradinajn që ta nderoj me një minutë heshtje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test