LDK përkrah vendosjen e flamurit shtetëror te rrethi

Aktuale

LDK përkrah vendosjen e flamurit shtetëror te rrethi

Nga: Bota sot Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ata e mbështesin rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë.

Sipas Hotit, flamuri i shtetit duhet të vendoset në çdo institucion publik dhe me ndihmën e miqve atë do ta vendosin edhe në OKB.

Postimi i plotë:

LDK e mbeshtet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosoves tek rrethi - sa me lart e dinjitetshem. Ky flamur duhet te vendoset ne cdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.
Ne cdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosoves, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlores.
Dhe, me ndihmen e miqve, do ta veme Flamurin e Kosoves edhe ne OKB, ashtu sic e deshironte dhe kerkonte edhe Presidenti Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat