Nga 14 deri më 15 shkurt 2018 Ministri Federal për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë, njofton zyra për informim e Ambasadës Gjermane në Kosovë.
Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj Ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.
Sigmar Gabriel mban pozitën e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.