SBASHK në grevë

Aktuale

SBASHK në grevë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 07:26
Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës me anë të një komunikate ka bërë thirrje për nxënësit dhe prindërit që, të mërkurën (sot) në orën e parë, në të dyja ndërrimet mos të shkojnë në shkollë.

Këtë vendim SBASHK e ka marr pasi që Qeveria e Kosovës nuk mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe apelojmë që të mërkurën , më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon , atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë. Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre shkollash, apo pa mësimdhënësit në klasë, do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat