“Qato copat e hartave që ia gjuante Muratit fytyrës, Ramushi i ka mbledhur me duar të veta një nga një dhe i ka gëlltitur”

Aktuale

“Qato copat e hartave që ia gjuante Muratit fytyrës, Ramushi i ka mbledhur me duar të veta një nga një dhe i ka gëlltitur”

Nga: H.Orana Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 06:54
Perplasja Haradinaj-Meha

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitoj Kosovën. Ai do të takohet me përfaqësuesit e lartë të vendit. Lidhur me vizitën e tij ka pasur reagime të ndryshme.

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka hedhur edhe njëherë një varg ‘akuzash’ ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Duke u lidhur me çështjen e demarkacionit, Loshi ka thënë se dihet tashmë pse vjen sot në vizitë kryeministri malazez Dushko Markoviq.

Sipas tij, ‘kryeministrit Haradinaj i ka ardhur veja te anusi e nuk po mund e nxjerr jashtë. I duhet ndihma e obstetristit për ta nxjerr dhe obstetrist kësaj radhe është kryeministri malazez’.

Ai thotë më tutje se Haradinaj duhet të votoj demarkacionin, ose Qeveria do të bjerë dhe Haradinaj kurrë më nuk do të jetë në këtë pozitë.

Ai thotë se derisa kërkonte vota ka luajtur rolin e rebelit, ndërsa tani po luan rolin e institucionalistit.

Postimi i plotë:

REBELI QË LUAN INSTITUCIONALISTIN

Tash miq të dashur të gjithë e keni të qartë se ne që komunikojmë këtu në facebook jemi disa hapa përpara në politikë nga që janë tre udhëqësit kryesor të shtetit. Gjithçka që ata e kanë bërë e që ne e kemi kundërshtuar, nuk ka shkuar sipas tyre, por sipas nesh. Jo për kurrgjë tjetër, por vetëm pse janë të pa formuar politikisht dhe me nivel shumë të ulët intelektualisht. Kjo sa për fillim.

Eh, tash po hyjmë drejt e në temë. Fjala është për vizitën e kryeministrit malazez që sot vjen në Kosovë. Ju e dini pse ai po vjen. Sepse, kryeministrit Haradinaj i ka ardhur veja te anusi e nuk po mund e nxjerr jashtë. I duhet ndihma e obstetristit për ta nxjerr dhe obstetrist kësaj radhe është kryeministri malazez. Demarkacioni është çështje ditësh, ose javësh. Ramushi duhet ta votojë me deputetët e tij, ashtu edhe Fatmir Limaj me të vetët, ose kjo qeveri do të bjerë dhe Ramush Haradinaj kurrë më në jetë nuk do të ketë pozitë drejtuese të shtetit. Ramush Haradinaj me kauzën për Demarkacionin, për të marrë sa më shumë vota ka luajtur rolin e rebelit. Tash që është ulur në karrikë të kryeminsitrit, rebeli luan rolin e institucionalistit! Dhe, kjo pozitë i thotë atij se nuk ka zgjidhje tjetër pos për ta votuar Demarkacionin e Murat Mehës. Qato copat e hartave që ia gjuante Muratit fytyrës, Ramushi i ka mbledhur me duar të veta një nga një dhe i ka gëlltitur derisa ato kanë formuar venë që ai tash duhet ta bëjë. Gjelat nuk bëjnë ve, por Ramushi do ta bëjë. Tash pra, Ramushi nëse ka një qikë fytyrë duhet t’u kërkojë falje zgjedhesve te vet për premtimin e tij të madh që doli të jetë një genjeshtër e madhe. Vëllau i tij Dauti, po thërret deputetët për unitet rreth demarkacionit, pra për ta kaluar atë, ndryshe pushteti i Ramushit është vetëm kullë letre. Fatmir Limaj po intelektualizon për t’i prirë votimit që në bazë të kauzës që këta vetë e kanë kurdisur, është ende tradhëti. Por, tash nuk ka opcion tjetër, është tradhëtia ndaj votuesve të mashtruar, ose dorëheqja.

Demarkacioni kalon se s’ka qare as dërman pa kaluar. Qytetarët e Kosovës duhet të gëzohen që kanë një mik të fuqishëm si Amerikën, por duhet të turpërohen që kanë një udhëheqësi aq të dobët dhe aq të pa dinjitet. Shqiptarë, mësohuni ta kuptoni se ju mund ta genjeni njeri tjetrin, por jo Evropën, jo Amerikën. Serbia ka qenë shtet dhjetë herë më i fuqishëm dhe është detyruar t’i hajë rrenat e veta një nga një, si Ramushi që po i han tash copat e hartës që ia hedhte tjetrit fytyrës. Nuk duhet çuar kryet përpjetë e gënjyer popullin. Atij duhet thënë e vërteta, sepse ai nuk ua ka borxh genjeshtrën, mashtrimin, manipulimin. I thua se po rrudhet vendi e se po humbim tokën, populli të beson, aq më tepër nëse i ke bërë ndonjë muaj stazh në emër të luftës për Kosovën. Sepse, çfarë të duhet liria kur coptohet vendi e rrudhën trojet. 
Tash është momenti i Albin Kurtit që të dalë bile ai nga qorrsokaku i vet. Të dalë dhe të ndërrojë atë kurs të patriotizmit fals dhe në vend të tij ta marrë kursin që do rinia. E, ky është kursi i bashkimit me botën e qytetëruar. Vetëvendosja e Albin Kurrit ka vetëm një pikë të mirë në kursin e vet e kjo është pika kundër korrupcionit. Gjithçka tjetër është mashtrim. Të gjitha kauzat e rreme do të rrenohen një nga një. Dhe njeriu si Albini, që i rrënohen të gjitha kauzat, nuk duhet as ta kërkojë pushtetin.

Largohuni të gjithë pra. Ka ardhur koha që ne të dalim nga Facebooku dhe ta marrim pushtetin. Jemi disa herë më të përgatitur se ju, disa herë më të ndershëm, disa herë më pak diletantë e më patriotë se ju. Është koha pra që ne të dalim nga Facebooku dhe të hyjmë në institucione, kurse ju të hyni në facebook e të zhvilloni kauzat e juaja të shkokërdhafta, sepse në jetën reale ato janë të ngrira, siç është i ngrirë edhe vizioni juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat