Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Kosovën

Aktuale

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Kosovën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 06:06
Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq

Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Kryeministri Markoviq do te pritet nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Me pas Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore para ndërteses see Qeverisë për kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. 

Vizita e Markoviqit u anulua javën e kaluar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.

Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat