Edhe Haradinaj reagon për flamurin tek rrethi - Bota Sot
Edhe Haradinaj reagon për flamurin tek rrethi

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Edhe Haradinaj reagon për flamurin tek rrethi

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth vendosjes së flamurit shtetëror  tek rrethi në Prishtinë.

Ai ka shkruar në Facebook se  me vendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë.

Postim i plotë:

Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,

Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test