Ja si u vjedh flamuri i Kosovës ende pa u vendosur

Aktuale

Ja si u vjedh flamuri i Kosovës ende pa u vendosur

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Flamuri i shtetit të Kosovës, i cili do të duhej ta zëvendësonte flamurin kombëtar shqiptar te “Rrethi i Flamurit” është vjedhur.

KALLXO merr vesh se flamuri shtetëror i Kosovës është vjedhur nga vetura në të cilën gjendej.Agron Borovci zëdhënës i Policisë tha se personat përgjegjës e kanë njoftuar Policinë se dikush ua ka marrë flamurin.

Sipas Borovcit ende nuk është hapur rast në Polici.Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës. Pak çaste më parë, personat që thanë se janë autorizuar nga Qeveria e Kosovës për ta zëvendësuar flamurin kombëtar me atë shtetëror e kanë hequr nga shtiza flamurin gjigand, pasi janë ndihmuar nga ekipet e Zjarrfikësve, të cilët u dolën në ndihmë pasi që kabllot e rrymës të shtizës nuk funksionuan, edhe pse ekipet e KEDS-it bënë përpjekje për ta rregulluar problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat