Presidenti slloven vizitoi sot vendin, ja çfarë shkruan në Facebook për Kosovën

Aktuale

Presidenti slloven vizitoi sot vendin, ja çfarë shkruan në Facebook për Kosovën

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:28
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ne Kuvendin e Kosoves

Sot në vendin tonë ka gjëndëruar në një vizitë zyrtare presidenti i Sllovenisë Borut Pahor. Gjatë kësaj vizite Pahor ai ka pasur takime të shumta me udhëheqës të vendit si dhe me përfaqësuesit e partive politike.

Për këtë vizitë, ai ka shkruar edhe në profilin e tij në Facebook, ku ndër tjerash ka shkruar se ka ardhur në Kosovë si mikë.

“Kam ardhur si mikë i juaji në Kosovë. Ai president i një shteti, i cili është me ju në marrëdhëniet miqësore. Kam ardhur këtu në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë për ta bërë këtë miqësi edhe më të këmbëngulëse”, ka shkruar Pahor .

Po ashtu, presidenti slloven ka përcjellë urimet e tij dhe të qytetareve të vendit për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Në jubileun e republikës së Kosovës pranoni urimet e mia më të sinqerta, përgëzime nga vendi që unë përfaqësoj, dhe urimet më të mira të të gjithë njerëzve tanë për të ardhmen tuaj të suksesshme”, ka shkruar ndër tjerash  Pahor në postimin e tij në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat