Tetë vjet pas krimit brenda familjes në Obri, ç’ndodhi me motrat vrasëse dhe familjen e viktimës - Bota Sot
Tetë vjet pas krimit brenda familjes në Obri, ç’ndodhi me motrat vrasëse dhe familjen e viktimës

Aktuale

E diel, 25 shkurt 2018

Tetë vjet pas krimit brenda familjes në Obri, ç’ndodhi me motrat vrasëse dhe familjen e viktimës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Krimi brenda familjes Kurtaj, i kryer para 8 viteve, kur Afërdita vrau vajzën e axhës, u ka lënë plagë të hapura edhe sot e kësaj dite familjarëve të viktimës nga fshati Obri e Epërme. Afërdita, e kishte vrarë kushërirën e vet, vajzën e axhës, Luljetën, për shkak se kjo e fundit ia kishte zbuluar asaj një aferë jashtëmartesore. Për këtë vrasje u dënuan dy motra, Afërdita dhe Adelina, por edhe personi me të cilin vrasësja kishte marrëdhënie jashtëmartesore, Mehmet Krasniqin.

Media ka qëndruar sot tek familja Kurtaj dhe ka dëgjuar rrëfimin e Gëzim Kurtajt, vëllait të Luljetës, e cila atëkohë ishte 21-vjeçare, për krimin që u krye më 24 gusht 2010, nga familjaret e tyre të afërta, motrat Afërdita Rexha dhe Adelina Kurtaj.

Pos që Luljeta Kurtajn e rrahën për vdekje, motrat Afërdita dhe Adelina nuk u ngopën me kaq. Ato kanë pranuar në gjykatë se pas kryerjes së krimit kanë dashur ta fshehin trupin e viktimës, e kështu kishin vendosur ta thërrisnin Mehmetin, me të cilin Afërdita mbante lidhje, dhe i kërkuan atij ndihmë për ta larguar trupin nga shtëpia. Trupin e viktimës, e lidhën dhe e mbështollën me çarçaf të bardhë dhe e hodhën në “Urën e Haxhisë” në Zajm të Klinës.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test