Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Adem Demaçi me rastin e 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Veseli ka shkruar në Facebook se “askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”.
Postimi i plotë:
Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë.