Haxhiu akuzon Tahri për ndikim ndaj KGjK-së dhe KPK-së

Aktuale

Haxhiu akuzon Tahri për ndikim ndaj KGjK-së dhe KPK-së

Nga: Bota Sot Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:46
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri po mundohet të ushtrojë ndikim me takim të shpeshtë me kryesuesit e Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK).

Haxhiu ka shkruar në Facebook se “takimet me qëllime bashkëpunimi profesional dhe të përmbajtshme do kishin kuptim, ama takimet e shpeshta me shumë të natyrës proklamative dhe ndikuese, janë të dëmshme”.

Postimi i plotë:

Kohët e fundit kemi parë takimet e shpeshta të Ministrit të Drejtësisë me kryesuesit e KGjK dhe KPK përmes së cilave po mundohet të ushtroi ndikimin e tij në këto dy organe të pavarura kushtetuese, në Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial.

Të dy këto këshille të paktën në Kushtetutë parashihet se janë organe të pavarura. Takimet me qëllime bashkëpunimi profesional dhe të përmbajtshme do kishin kuptim, ama takimet e shpeshta me shumë të natyrës proklamative dhe ndikuese, janë të dëmshme.

Ngarendja e përfaqësuesve të këtyre dy këshillave, pas Ministrit të drejtësisë, është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet menjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat