Flamuri shtetëror nuk vendoset as sot “Te Rrethi” - Bota Sot
Flamuri shtetëror nuk vendoset as sot “Te Rrethi”

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Flamuri shtetëror nuk vendoset as sot “Te Rrethi”

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Flamuri i Kosoves

Ishte paralajmëruar se flamurii Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar i cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Por as sot flamuri shtetëror nuk u vendos. Kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri ka thënë se kjo është punë e Këshillit Organizativ që i bie se janë nga presidenca.

E këta të fundit njoftojnë se kjo nuk është punë e tyre por e Qeverisë, konkretisht e Protokollit shtetëror.

Askush nga MPJ nuk e ka pasur idenë se kur do të vendoset flamuri shtetëror.

Mos vendosja e flamurit ka shkaktuar polemika në media, shoqëri civile por edhe parti politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test