Thuajse të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës njiheshin me nofka të ndryshme. “Gjarpri”, “Çeliku”, “Smajli”, “Kobra”, e të tjerë ishin disa nga emrat që kishin përdor disa prej tyre.
Por ish deputeti i AAK-së, Lah Brahimaj njihej me nofkën “Magjupi”. Ai ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vepronte si Zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit ose si personi ndërlidhës i Zonës së Dukagjinit me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. I stacionuar në Jabllanicë, ai ishte vartës i Ramush HARADINAJT , i raportonte drejtpërsëdrejti atij, dhe bashkëpunonte ngushtë me të./BS