AME mban ushtrimin "Reagimi i përbashkët 2018"

Aktuale

AME mban ushtrimin "Reagimi i përbashkët 2018"

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent sot organizon ushtrimin në tavolinë "Reagimi i përbashkët 2018".

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka rolin dhe mandatin koordinues  qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje dhe asistencë nga Ambasada Amerikane, Garda e Ajova-s, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, me mandat planifikimi, koordinimi, vendimmarrjeje dhe reagimi në incidente të karakterit kombëtar, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit në Tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018"

Ushtrimi ka për qëllim ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Ekzekutimi i  “Ushtrimit në tavolinë”, do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat