Ekskluzive: Këto janë provat që dyshohet se u zhdukën në rastin Ivanoviq

Aktuale

Ekskluzive: Këto janë provat që dyshohet se u zhdukën në rastin Ivanoviq

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:13
Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri në Mitrovicë.

Një gëzhojë e zhdukur e njërit prej plumbave që qëlloi Oliver Ivanoviqin është arsyeja pse dy policë të Kosovës kanë përfunduar në burg.

KALLXO mëson për pretendimet e Prokurorisë ndaj dy policëve, të cilët u arrestuan të shtunën me dyshimet se zhdukën prova në rastin Ivanoviq.

Politikani serb ishte qëlluar me gjashtë plumba ndërsa forenzika në vendin e ngjarjes kishte gjetur një gëzhojë më pak.

Kjo gëzhojë nuk ishte zbuluar në ditën e krimit.

Siç shkruhet në dosjen e Prokurorisë kur hetuesit kishin shikuar kamerat e sigurisë nga vendi i krimit kishin parë policin Zharko J., i cili kishte marrë nga vendi i krimit një gëzhojë dhe e kishte futur në xhep.

Kolegu tjetër i tij, Dragisha M. po ashtu i arrestuar, vetëm kishte shikuar këtë veprim të kolegut të tij pa e penguar të njëjtin.

Prokuroria pretendon se dy policët lejuan kalimtarë të rastit të futen në vendin e krimit pa i penguar të njëjtit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat