Anton Quni ka një porosi për miqtë e tij: Takojeni John-in, falënderojeni për kontributin e tij për lirinë e Kosovës

Aktuale

Anton Quni ka një porosi për miqtë e tij: Takojeni John-in, falënderojeni për kontributin e tij për lirinë e Kosovës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:34
John Harrison dhe Anton Quni

Së bashku kanë qenë në luftë, në Koshare. Lufta i ka bërë miq të pandashëm. Por John Harrison nuk është mik vetëm i Anton Qunit. Ai është bashkëluftëtar i gjithë ushtarëve për liri të Kosovës, është mik i gjithë shqiptarëve, është hisenik në lirinë e Kosovës.

Britaniku John Harrison ka ardhë në Kosovë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai ka ardhë në shtepinë e tij në Kosovë. Ndaj Anton Quni ka një lutje për miqtë e tij dhe për gjithë ata që do ta takojnë këto ditë John-in:”…Takojeni John-in,  shprehjani respektin për kontributin e tij për lirinë e Kosovës. Le të ndjehet Joni si në shtëpinë e vet!”

Ja postimi i Anton Qunit në Facebook:

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shumë miq të kombëve të ndryshme do të na vizitojnë për të ndarë me ne emocionet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nga sot, në Kosovë gjindet edhe britaniku, bashkëluftetari ynë, Jon Harrison.

Miq të mi, po e takuat Jonin, shprehjani respektin për kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

Le të ndjehet Joni si në shtëpinë e vet!

AQ

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat