Tri qëllimet e Thaçit

Aktuale

Tri qëllimet e Thaçit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 12 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Hashim Thaçi

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi thotë se gjatë dhjetë viteve të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Thaçi, është politikani i cili ka bërë më së shumti premtime.

Image
Muhamet Kelmendi

Çdo here para zgjedhje e nëpër fushata elektorale, ka premtuar nga viti 2008, kur u shpall pavarësia, liberalizim të vizave, punësime masive, integrimin e veriut,  njohje ndërkombëtarë dhe anëtarësim në OKB, por asnjëra prej tyre nuk është realizuar”, thotë Kelmendi për ‘Bota sot”.

Ai thotë se presidenti ka vepruar çdo herë për interesa personale.

“Tërë veprimtaria e Thaçit dhe dështimet e tij janë të mbështetura në interesat e tij, e jo në atë për ndërtimin e shtetit”, thotë më tej ai.

Sipas tij, presidenti aktualisht ka tri qëllime.

“Pasurimin e vetë dhe të afërmeve, ruajtjen e pozitës karrieriste dhe mos përgjegjësinë e tij para Gjykatës Speciale”, shtoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat