Nënshkruhen kontratat e operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Aktuale

Nënshkruhen kontratat e operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet IsufI

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministrI Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të tij dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e e autostradës Prishtinë - Gjilan.

Ky është qëndrimi i ministrit Lekaj me rastin e nënshkrimit të kontratatve të operatorëve.    

“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nëkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me koridore.

Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milion euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera. Poashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milion euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik.

Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën do ta trajtojmë njëjtë në kuptimin e shpërndarjes së projekteve infrastrukturore.

Për Gjilanin dhe qytetarët e saj kjo rrugë nënkupton, komunikim me të shpejt ekonomik e fizik me të gjithë vendin. Andaj, urime Gjilan!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat